“Nuk duhet ta pranojmë kurrë të djathtën ekstreme,”kështu deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz teksa pranonte humbjen pasditen e së dielës.
Scholz e përshkroi rezultatin si të hidhur teksa pranoi po ashtu shkallën e humbjes për patrinë e tij.
Ai falenderoi anëtarët e partisë për angazhimin e tyre në fushatë si dhe përgëzoi në veçanti Merz-in, e CDU/CSU, duke pranuar detyrën e tij për të formuar qeverinë e ardhshme.
Sa i përket të djathtës ekstreme, AfD, Scholz tha se SPD ka një histori të gjatë duke luftuar për demokracinë duke shtuar e djathta ekstreme është diçka “që gjermanët nuk duhet ta pranojnë kurrë.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




