Futboll

500 gola në karrierë, Mbappé thyen rekordet e Messi-t dhe CR7

Kylian Mbappé ka kontribuar për më shumë se 500 gola për klubin dhe Kombëtaren dhe këtë e bëri për një kohë më të shkurtër se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Manchester City nuk mund ta ndalonte dhe Kylian Mbappé e “paketoi” skuadrën e Pep Guardiola-s duke kualifikuar Real Madrid mes 16 më të mirëve në UEFA Champions League. Tre golat e shënuar atë mbrëmje e bënë atë lojtarin e parë që shënon në të dyja ndeshjet ndaj City-t në dy raste. Më herët kishte shënuar për Monaco në ⅛ e sezonit 2016-17. Por të mërkurën e kaluar ai u bë i pari që i shënon 3 gola një skuadre të drejtuar nga Pep Guardiola. Në përfundim të sfidës, francezi arriti në kuotën e 501 golave dhe asist-ve në moshën 26 vjec e 61 ditë. Dicka që Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk e kishin arritur.

Mbappé vs Messi vs Ronaldo, gola + asist në karrierë

Portugezi ishte në këtë moshë në Prillin e vitit 2011 dhe ishte përfshirë në 304 gola për Sporting, Man Utd, Real Madrid dhe Kombëtaren e Portugalisë. Ndërsa Messi ishte 26 vjec e 61 ditë në Gushtin e vitit 2013 kur kishte kontribuar për 480 gola dhe assit te Barcelona dhe Argjentina. Shifra që tregojnë se Mbappé ka bërë më mirë se dy ikonat dhe me një diferencë dominuese ndaj Ronaldo-s. Mbërritja në Madrid u shoqërua me zhgënjimin e ndeshjeve të para por aktualisht ai ka shënuar 19 gola në 20 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet ose 13 në 10 të fundit. Këtë sezon ai rregjistron 32 gola dhe asist që për momentin duken larg atyre 54 në sezonin e fundit te Paris Saint-Germain dhe 60 të tjerëve në sezonin më të mirë në karrierë (2021-22). Mirëpo ai është vetëm 8 gola dhe asist larg shifrës 40 të vendosur nga Cristiano Ronaldo në sezonin e parë në “Santiago Bernabéu”. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë