Bota

Makina hyn në turmës në Mynih, të paktën një e vdekur dhe 28 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Gazeta Si – Një makinë ka përplasur një grup personash në qytetin e Mynihut të Gjermanisë, duke shkaktuar të paktën 1 viktimë dhe 28 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë.

Policia arrestoi menjëherë një 24-vjeçar afgan që drejtonte automjetin, një “Mini Cooper” dhe presidenti i Bavarisë, Markus Soeder, tha se “me sa duket ishte një sulm”.

Sipas asaj që raporton gazeta gjermane “Bild”, makina ka goditur disa pjesëmarrës në një proteste të organizuar nga sindikata e Të Gjelbërve, pak ditë para votimit.

Një grua, identiteti i së cilës ende nuk dihet, ka humbur jetën. Mes të përfshirëve në përplasjen me makinë ka pasur edhe fëmijë.

Aktualisht është duke u zhvilluar një operacion i madh policor, disa autoambulanca janë të pranishme në vendngjarje dhe është ngritur një pikë grumbullimi dëshmitarësh për të rindërtuar dinamikën e aksidentit.

Policia e Mynihut ka publikuar një postim në rrjetet sociale dhe sipas “Bild”, makina e përdorur ishte një “Mini Cooper”.

Pas pak ditësh, në qytet, është caktuar Konferenca e Sigurisë, për të cilën pritet edhe nënkryetari i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Mediat raportojnë se pas aksidentit njerëzit ishin “në lot dhe duke u dridhur”. Sulmi ka ndodhur në zonën Dachauer Strasse, sipas asaj që ka bërë të ditur policia bavareze që po heton dinamikën.

Presidenti i Bavarisë dhe kreu i CSU Markus Soeder hipotezon se ishte një sulm, duke thënë: “Diçka duhet të ndryshojë në Gjermani. Nuk mund të kalojmë nga sulmi në sulm”.

Sipas Ministrit të Brendshëm, Joachim Herrmann, autori i dyshuar është i njohur për policinë. Sipas informacioneve të deritanishme, refugjati është kapur me drogë dhe vjedhje në të kaluarën.

Policia ka njoftuar se drejtuesi i mjetit është arrestuar dhe nuk ka më rrezik për qytetarët. Gjatë momentit të ndalimit të 24-vjeçarit pati edhe të shtëna me armë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë