UEFA hodhi sot në Nyon të Zvicrës, shortin e eleminatoreve për Kampionatin Evropian të 21 vjeçarëve nga ku do të dalin skuadrat finaliste që do t’iu shtohen bashkëorganizatorëve Shqipëri dhe Serbi. Ndeshjet në grupe do të luhen mes Marsit të këtij viti dhe Tetorit të vitit 2026. Nëntorin e vitit të ardhshëm do të luhen ndeshjet Playoff dhe turneu final do të zhvillohet verën e vitit 2027. Atje janë kualifikuar direkt vendet organizatore të cilat presin 9 fitueset e grupeve dhe skuadrën e dytë më të mirë. Ndërsa 8 skuadrat e dyta që mbeten do të zhvillojnë një tur Playoff nga i cili do të dalin 4 skuadrat e fundit që do të kërkojnë titullin evropian në vitin 2027.

Këto janë grupet eleminatore:
Gr A: Spanjë, Rumani, Finlandë, KOSOVE, Qipri, San Marin
Gr B: Portugali, Çeki, Bullgari, Skoci, Azerbaixhan, Gjibraltar
Gr C: Francë, Zvicër, Islandë, Ishujt Faroe, Luksemburg, Estoni
Gr D: Angli, Republika e Irlandës, Sllovaki, Moldavi, Kazakistan, Andorra
Gr E: Itali, Poloni, Suedi, Maqedonia e Veriut, Mal i Zi, Armeni
Gr F: Gjermani, Gjeorgji, Greqi, Irlandë e Veriut, Letoni, Maltë
Gr G: Holandë, Norvegji, Slloveni, Izrael, Bosnje Hercegovinë
Gr H: Ukrainë, Kroaci, Hungari, Turkqi, Lituani
Gr I: Danimarkë, Belgjikë, Austri, Uells, Bjellorusi

Datat e ndeshjeve eleminatore:
▪ 17–25 Mars 2025
▪ 2–10 Qershor 2025
▪ 1–9 Shtator 2025
▪ 6–14 Tetor 2025
▪ 10–18 Nëntor 2025
▪ 23–31 Mars 2026
▪ 21 Shtator – 6 Tetor 2026
Playoff
▪ 9–17 Nëntor 2026
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




