Bota

Të shtëna me armë në metronë e Brukselit, policia belge në kërkim të dy personave (video)

Gazeta Si – Në Anderlecht, një lagje e kryeqytetit belg, Bruksel, po kryhen kërkimet për dy burra të armatosur që qëlluan në tokë dhe në ajër pranë një stacioni metro rreth orës 6:15 të mëngjesit.

Prokuroria tha se nuk ka të lënduar, por nuk dha asnjë informacion për motivin e mundshëm të të shtënave. Sipas gazetave belge, faktet mund të lidhen me trafikun e drogës.

Pamjet nga kamerat e vëzhgimit tregojnë dy persona të armatosur me pushkë duke u larguar nga stacioni i metrosë “Clemenceau” në sheshin përballë dhe njëri prej tyre qëllon disa të shtëna.

Pas disa sekondash, të dy shihen duke vrapuar përsëri në stacion. Si stacioni “Clemenceau”, ashtu edhe stacioni aty pranë “Gare de Midi”, u mbyllën dhe linjat e metrosë dhe tramvajit që kalonin nëpër zonë u ndërprenë pjesërisht.

Sipas policisë, autorët mund të jenë fshehur në tunelet e metrosë.

Sipas mediave lokale, mund të jetë një përpjekje për të larë hesapet apo përplasje në botën e trafikut të drogës, megjithëse ende nuk ka një konfirmim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë