Gazeta Si- Një i vdekur dhe disa të plagosur: ky është bilanci i një shpërthimi që ndodhi në një ndërtesë 29-katëshe në kompleksin rezidencial “Alye Parusa”, në Moskë.
Sipas agjencisë së lajmeve “Ria Novosti”, e cila citon një përfaqësues të shërbimeve emergjente të kryeqytetit rus, një bombë shpërtheu.
Armen Sargsyan, themeluesi i një batalioni të luftëtarëve vullnetarë pro-rusë në Donbass dhe president i Federatës së Boksit në rajonin e Donetsk, u plagos rëndë nga shpërthimi dhe më pas humbi jetën në spital sipas asaj që shkruajnë agjencitë ruse, duke cituar burime hetimore.
A bombing at a luxury apartment complex in Moscow today; authorities say appears to be assassination attempt, targeting Armen Sarkisian, and his bodyguard. Sarkisian created a militia/battalion that fought in Ukraine alongside separatists. (source: https://t.co/VmSxWjx4qW) pic.twitter.com/gLBUJYOWuW
— Mike Eckel (@Mike_Eckel) February 3, 2025
“Sargsyan është shtruar në spital. Gjendja e tij vlerësohet si jashtëzakonisht e rëndë”, – thanë zyrtarët e zbatimit të ligjit për Interfax, disa orë para se ai të ndërronte jetë.
I lindur në Ukrainë, ku kërkohet për aktivitete pro-ruse, ai themeloi batalionin Arbat, i përbërë fillimisht kryesisht nga mercenarë armenë dhe është aktiv në luftën në Ukrainë nga pala ruse.
Grupi paraushtarak luftoi në vitin 2014 në Donbass dhe tani është i përfshirë edhe në përleshjet në rajonin Kursk të Rusisë.
Burimet raportojnë se është hapur një hetim për vrasje dhe për momentin jo për një akt terrorist, në pritje për të verifikuar nëse ka “gjurmë ukrainase” në sulm.
Sipas asaj që raporton agjencia ruse, sulmi ndaj Sargianit ishte “i rregullt dhe i planifikuar me kujdes”. Hetuesit po hetojnë nxitësit e këtij atentati.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




