Menaxhim

Hyn në fuqi çmimi i ri i energjisë elektrike. Qytetarët që konsumojnë deri në 700 KWh, paguajnë 1 lek më pak

Nga Gazeta ‘SI’ – Nga dita e sotme, 1 shkurt, të gjithë familjet që konsumojnë deri në 700 kilovatorë energji në muaj, do ta paguajnë atë me 8.5 lekë.

Vendimi i qeverisë që fuqizohet sot është parashikuar të zgjasë deri më 31 dhjetor 2025.

Familjet që kalojnë fashën e 700 kilovatëve do të vazhdojnë të paguajnë çmimin e vjetër të energjisë, 9.5 lekë.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, më herët u shpreh se ky vendim u mor duke parë gjendjen e mirë financiare të kompanive të energjisë dhe mohoi akuzat e opozitës se po bëhej pëe qëllime elektorale.

Sipas saj, me çmimin e ri një familje kursen rreth 100 euro në vit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë