16 skuadrat që kanë një mundësi të dytë për të vazhduar në Champions League, njohën rivalët për fazën Play-off. Tre herë në gjysëmfinale gjatë dekadës së fundit dhe një herë në çerekfinale, Manchester City dhe Real Madrid do të ndeshen shumë më shpejt seç pritej. Gjithçka pas dështimit në fazën e Ligës për tu futur mes 8 më të mirave, situatë që do ti kthejë në fushë gjatë këtij muaji për biletën e vetme që dërgon fituesen mes 16 më të mirave.

Sfidë e cila u paralajmërua në fillimin e sezonit kur UEFA riorganizoi strukturën e kompeticionit. City (fituese në vitin 2023) dhe Madrid (fituese në fuqi) ashtu si edhe Bayern, Juventus apo dhe Milan paguajnë hapat falsë, madje kampionët e Anglisë rrezikuan të eleminoheshin në përfundim të 45 minutave të para në raundin e 8. Skocezët e Celtic (skuadra e parë britanike që fitoi kompeticionin në 1967) do të luajnë ndaj Bayern Munich ndërsa bie në sy edhe derbi francez mes surprizës Brest dhe kampionëve të shumëfishtë transalpinë, Paris Saint-Germain. Fituesit e sfidës City-Madrid dhe Bayern-Cletic do të ndeshen me një mes Leverkusen dhe Atletico Madrid.

Ndeshjet e para do të luhen mes datave 11 dhe 12 Shkurt, ato të kthimit një javë më pas. Shorti për raundin e 16 më të mirëve do të hidhet më 21 Shkurt, në përfundim të Play-off, por disa elementë të tij, janë përcaktuar tashmë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




