Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti amerikan Donald Trump këmbëngul në idenë e tij se Jordania dhe Egjipti duhet të pranojnë palestinezët e zhvendosur nga Rripi i Gazës, edhe pse Amani dhe Kajro refuzuan.
“Ata do ta bëjnë këtë. Ne bëjmë shumë për ta dhe ata do ta bëjnë ”, tha Trump, duke iu përgjigjur një gazetari që e pyeti se si mendonte se mund të bindte qeveritë e të dy vendeve që të ndryshonin qëndrimet e tyre.
Presidenti egjiptian Abdel Fattah El-Sisi dhe mbreti jordanez Abdullah II hodhën poshtë kategorikisht të mërkurën idenë e paraqitur nga Trump për transferimin e palestinezëve nga Gaza në vendet e tyre.
Zhvendosja dhe largimi i palestinezëve nga toka e tyre është një padrejtësi në të cilën ne nuk mund të marrim pjesë ”, tha presidenti egjiptian.
Monarku jordanez theksoi në një deklaratë “qëndrimin e vendosur të Jordanisë se është e nevojshme që palestinezët të qëndrojnë në tokat e tyre” dhe të lejohen të shohin të drejtat e tyre legjitime të realizuara bazuar në zgjidhjen me dy shtete.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




