Nga Gazeta ‘Si’- Mediat e huaja raportuan të mërkurën se lideri i ri i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka kërkuar që Rusia të dorëzojë ish-presidentin Bashar Al-Assad dhe ndihmësit e tij.
Kërkesa raportohet të jetë bërë në takimin që ky i fundit ka zhvilluar në Damask me një delegacion rus gjatë vizitës zyrtare të tyre atje.
Pjesë e delegacionit ishte zv.ministri i Jashtëm Mikhail Bogdanov, i cili është edhe i dërguari i posaçëm i Putinit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën, por edhe Alexander Lavrentyev, i dërguari i posaçëm i Putinit për Sirinë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, refuzoi të komentoi nëse kjo kërkesë i është shtruar palës ruse, por tha se Moska kërkon të ruajë marrëhdëniet e mira me administratën e re siriane dhe të sigurojë të ardhmen e bazave ushtarake të saj atje.
Që prej rrëzimit nga pushteti në fund të vitit të kaluar, Assad dhe familja e tij janë vendosur në Moskë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




