Bota

Irani ngre në fluturim për herë të parë dronin ‘Gaza’

Nga Gazeta ‘Si’- Irani ngriti në fluturim për herë të parë, dronin e tij më të madh, të quajtur Gaza, në nder të enklavës palestineze, që është shkatërruar nga lufta dhe bombat e Izraelit gjatë 15 muajve të fundit.

Më herët, dronët mbanin emrin Shahed 149, por tani do të njihen, edhe në versionin e ri, si dronët Gaza. Një dron i tillë, mban 12 bomba dhe sipas Gardës Revolucionare, do të përdoret për operacionet në kufi.

Droni luftarak i pagëzuar “Gaza” u publikua më 21 maja të vitit 2021 nga Garda Revolucionare e Iranit. Mjeti fluturues pa pilot mund të udhëtojë në autonomi të plotë për 35 orë.

Komandanti i Gardës, Gjeneral Major Hossein Salami, tha në një deklaratë në atë kohë se droni ishte emëruar “Gaza” për nder të personave “që jetojnë në atë tokë dhe i bëjnë ballë sulmit dhe agresionit të Sionistëve”.

I bllokuar nga shumë furnizues ndërkombëtarë, Irani është shndërruar në një prodhues të madh dronësh, duke përdorur shpesh teknologji të marrë nga dronët amerikanë që ka arritur të kapë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë