Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Rusia do të përballet me “nivele të larta taksash, tarifash dhe sanksionesh” nëse Presidenti Vladimir Putin nuk i jep fund luftës në Ukrainë.
Trump, në një postim në platformën e tij “Truth Social”, nisi duke shprehur “dashurinë” e tij për popullin rus dhe “marrëdhënien e tij të mirë” me Putinin, dhe më pas lëshoi një paralajmërim të drejtpërdrejtë.
Ai shkruan: “Vetëm do të përkeqësohet. Nëse nuk bëjmë një “marrëveshje” dhe nëse nuk e bëjmë së shpejti, nuk kam zgjidhje tjetër veçse të vendos nivele të larta taksash, tarifash dhe sanksionesh për çdo gjë që i shet Rusia Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera. Është koha për të bërë një marrëveshje. Nuk duhet të humben më jetë”.
Rusia është tashmë vendi më i sanksionuar në botë dhe ka shumë pak entitete apo sektorë kyç që nuk janë tashmë subjekt i kufizimeve të SHBA-së dhe Evropës.
Bankat ruse dhe ndërmarrjet ushtarako-industriale janë përshtatur dhe kanë zhvilluar zgjidhje për t’iu shmangur sanksioneve ekzistuese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.