Futboll

Eliminohet Tirana, në Kupë vazhdon Egnatia

Kupa e Shqipërisë përcaktoi 8 skuadrat më të mira (kanë fituar 43 trofe) që do të përballen në ¼ finale. Ndeshjet e luajtura mes të martës dhe të mërkurës nxorrën jashtë garës skuadrën që ka fituar më shumë, por në aktivitet është fituesja e dy viteve të fundit. Tirana që e ka fituar 16 herë Kupën e Shqipërisë u eleminua nga Bylis, e vetmja skuadër ¼ finaliste që shkoi deri në Finalen e 12 viteve më parë, por atje u mund nga Laci që e ka fituar 2 herë trofeun e Kupës dhe vazhdon garën mes 8 më të mirëve pas 3 golave që shënoi në portën e Kukësit (finalist i sezonit të shkuar).

Rezultatet e ndeshjeve në raundin e 1/8-ve

Partizani la pas zhgënjimin e kampionatit dhe me dy gola të Kekos në pjesën e dytë eleminoi Apoloninë për do të vazhduar garën për trofeun e 16 në kompeticion. Dinamo që e ka fituar 13 herë, shkatërroi Erzenin me një rezultat tenistik. 6 gola në portën e shijakasve shërbejnë si “shërim” për “djemtë” e Dajës që vinin pas humbjes në Ballsh. Egnatia që e ka fituar Kupën në dy edicionet e fundit, realizoi një poker ndaj Kastriotit që në pjesën e dytë ishte inekzistent. Skënderbeu vazhdoi serinë e rezultateve pozitive dhe pas barazimit në kryeqytet eleminoi edhe kryesuesit e Kategorisë së Parë për të vazhduar rrugën mes 8 më të mirëve.

Vazot e shortit për 1/4 finalet

Për të nxjerrë Vorën jashtë Kupës, mjaftoi një gol i Rabiut në pjesën e dytë. Vetëm dy ndeshje kërkuan kohë shtesë, në Shkodër dhe Durrës u kualifikuan përkatësisht vendasit dhe miqtë. Vllaznia pati nevojë për Çobën që në 108’ shënoi golin e fitores ndaj Besës. Në Durrës ishin miqtë që u kualifikuan pas golave të Tsague dhe Lleshit në aksionin e fundit përpara se të dilte nga fusha. Sa i përket fazës ¼ finale çiftet do të përcaktohen me short dhe do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje dhe jo me një sfidë të vetme si deri tani. Ndeshjet do të luhen në datat 5 dhe 26 Shkurt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë