Sport

4 tenistë, 1 sipërfaqe, 15 fitore radhazi

E thënë në këtë mënyrë duket dicka abstrakte por në vazhdim do të shpjegojmë se për kë dhe ku bëhet fjalë. “Australian Open” është Grand Slam-i i parë sezonal në tenis dhe prej ditës së djeshme ka filluar gara për zbritjen e Sinner (meshkuj) dhe Sabalenka-s (femra) nga froni. Në shkrimin tonë do të sjellim një statistikë të rrallë të cilën vetëm katër tenistë e kanë realizuar në këtë mijëvjecar. Turneu australian zhvillohet në sipërfaqen e cimentos.

Andre Kirk Agassi

Numri më i madh i fitoreve rradhazi në 24 vitet e fundit është 15 dhe sportistët janë 4 dhe ne po e nisim me Andre Kirk Agassi-n i njohur si Andre Agassi. Tenisti amerikan fitoi 4 herë në Melbourne në vitet 1995, 2000, 2001 dhe 2003. Në 3 edicionet e viteve 2000 ai u bë i pari që arrinte 15 fitore rradhazi.

Roger Federer

Pas tij dicka të tillë e arriti zvicerani Roger Federer që triumfoi 6 herë në “Australian Open”, të gjitha pas viteve 2000. Ndër to dy herë radhazi në vitet 2006-2007 dhe 2017-2018. Turneun e parë e fitoi në vitin 2004 ndërsa të fundit në 2018. Mjaftueshëm që të bëhej tenisti i dytë që realizonte 15 fitore rradhazi në sipërfaqen e cimentos, më e shpejta në tenis.

Novak Djokovic

Klasifikimi vazhdon me Novak Djokovic që ka fituar një dekadë në Melbourne, ndryshe 10 turne në tokën e kangurëve. Nga to ka fituar rradhazi në vitet 2011-2012-2013, 2015-2016 dhe 2019-2020-2021. Suksesin e parë e realizoi në 2008 dhe të fundit dy vite më parë. Ai u bashkua me Agassi-n dhe Federer si 3 të vetmit në dominimin e sipërfaqes së shpejtë në këtë mijëvjecar.

Jannik Sinner

Kjo deri vitin që lamë pas kur Jannik Sinner i befasoi të gjithë duke thyer pjesën dërrmuese të rivalëve në cimento dhe jo vetëm. 23 vjecari që fitoi 3 nga 4 Grand Slam-et e vitit 2024 është tenisti që arriti 15 fitore në sipërfaqen e shpejtë në kohën më të shkurtër. Një rival të cilin Djokovic mund ta takojë vetëm në Finale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë