Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump nuk do të shkojë në burg, apo të paguajë një gjobë për dënimin e tij penal në lidhje me pagesën e yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels, për të blerë heshtjen e saj. Gjykata amerikane vendosi të premten, dënimin e pakushtëzuar të Donald Trump, por pa e burgosur atë.
“Ka qenë një gjueti shtrigash politike,” tha Trump para dënimit. “Është bërë për të dëmtuar reputacionin tim në mënyrë që të humbas zgjedhjet dhe padyshim që nuk funksionoi”. Unë jam plotësisht i pafajshëm, nuk kam bërë asgjë të keqe,” tha Trump.
Tani që Trump është dënuar, ai është i lirë të ndjekë apelin, një proces që mund të zgjasë me vite ndërsa ai është në një mandat katërvjeçar si president. Trump luftoi shumë për të shmangur ‘spektaklin’ e detyrimit për t’u paraqitur para një gjyqtari të nivelit shtetëror aq afër kohës kur ai do të betohet në detyrë.
Në maj, Trump u bë presidenti i parë i SHBA-së i dënuar ndonjëherë për një krim kur një juri e shpalli atë fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të mbuluar një skandal seksual të mundshëm përpara fitores së tij të parë presidenciale në 2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.