Nga Gazeta ‘Si’ – Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka postuar një hartë të Kanadasë në llogarinë e tij në Twitter, mes propozimeve të tij për ta bërë vendin fqinj shtetin e 51-të të SHBA-së.
Në hartë, territori i Kanadasë është pikturuar së bashku me Shtetet e Bashkuara me ngjyrat e flamurit amerikan dhe si përshkrim i imazhit Trump ka shkruar: “Kanada”.
Trump më herët i bëri thirrje Kanadasë që t’i bashkohet SHBA-së në përgjigje të njoftimit të kryeministrit Justin Trudeau për qëllimin e tij për të dhënë dorëheqjen.
Ai deklaroi se bashkimi i dy vendeve do të heqë tarifat tregtare, do të ulë taksat dhe do të garantojë sigurinë e plotë të Otavës nga kërcënimet e supozuara nga anijet ruse dhe kineze, të cilat sipas republikanit i rrethojnë vazhdimisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.