Bota

Trump: Anëtarët e NATO-s duhet të shpenzojnë 5% të PBB-së për mbrojtjen

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump tha se vendet e NATO-s duhet të shpenzojnë 5% të prodhimit të tyre ekonomik për mbrojtjen, duke rritur kërkesat e tij ndaj aleatëve evropianë në më shumë se dyfishin e objektivit aktual.

“Vendet e NATO-s duhet të shpenzojnë 5% të PBB-së për mbrojtje, nga objektivi aktual prej 2%, tha sot presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump në një konferencë për shtyp në Florida.

“Unë jam ai që i detyroi ata të shpenzojnë 2% të PBB-së për mbrojtjen”, tha Trump duke iu referuar presionit që ai ushtroi gjatë mandatit të tij të parë.

Asnjë vend i NATO-s nuk po shpenzon aktualisht 5% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtjen, përfshirë SHBA-në.

Trump, i cili kthehet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, ka qenë prej kohësh një kritik i NATO-s, duke pretenduar se shumë anëtarë evropianë nuk paguajnë për mbrojtjen, duke u mbështetur te taksapaguesit amerikanë.

Në një tubim të fushatës vitin e kaluar ai tha se do të “inkurajonte” Rusinë “të bënte çfarë të donte” ndaj vendeve të NATO-s që nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë