Nga Gazeta ‘Si’- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ka paralajmëruar se një armëpushim për luftën në Ukrainë është një “rrugë drejt askundit”.
Sipas mediave të huaja, ai tha se Rusia nuk sheh asnjë pikë përfitimi nga një armëpushim i thjeshtë dhe në vend të kësaj dëshiron të shohë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për një paqe të qëndrueshme.
“Armëpushimi është një rrugë drejt askundit,” tha ai, duke shtuar se Moska dyshon se një pauzë do të përdorej nga Perëndimi për të riarmatosur Ukrainën.
“Ne kemi nevojë për marrëveshje përfundimtare ligjore që do të rregullojë të gjitha kushtet për të garantuar sigurinë e Federatës Ruse dhe natyrisht, interesat legjitime të sigurisë së fqinjëve tanë”, tha ai.
“Ato dokumente ligjore duhet të hartohen në atë mënyrë që të sigurohet ‘pamundësia e shkeljes së këtyre marrëveshjeve’”, shtoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




