Gazeta Si- Një aeroplan pasagjerësh i Azerbajxhanit me 67 persona në bord (62 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit), që nisej nga Baku dhe drejtohej për në Grozni të Rusisë, u rrëzua në Kazakistan pranë qytetit Aktau. Lajmi është bërë i ditur nga agjencitë ruse të lajmeve.
Sipas ministrit të emergjencës kazake, kishte “disa të mbijetuar”. Autoritetet flasin për 28 persona, pesë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, tashmë të transportuar në spitalet e afërta.
Một chiếc máy bay bay từ Baku (Azerbaijan) đến Grozny (Chechnya) đã bị rơi ở Aktau, Kazakhstan. pic.twitter.com/laoo5IXaTd
— the rose (@TheRoses2022) December 25, 2024
Megjithatë, 39 persona humbën jetën, ndërsa mësohet se aksidenti u shkaktua nga një përplasje me një tufë zogjsh, raporton “Sputnik Azerbajxhan”.
Nga rikonstruksionet fillestare, duket se ekuipazhi kishte raportuar probleme dhe kështu u devijuan fillimisht në Makhachkala dhe më pas në Aktau. Më pas ai fluturoi mbi aeroportin e Aktaut dhe kërkoi një ulje emergjente.
Megjithatë, pilotët nuk ishin në gjendje të kontrollonin zbritjen dhe avioni goditi tokën me hundë, duke shpërthyer.
Aktualisht po vijojnë operacionet për shuarjen e zjarrit të rënë pas përplasjes. “Pesëdhjetë e dy punonjës dhe 11 automjete të Ministrisë së Emergjencave të Kazakistanit mbërritën në vendin e rrëzimit të avionit në Aktau”, shtoi ai.
Pas një devijimi fillestar në qytetin më të afërt rus të Makhachkala, atij iu tha më pas të vazhdonte me uljen në Aktau, Kazakistan.
Qyteti ndodhet në bregun e kundërt të Detit Kaspik nga Azerbajxhani dhe Rusia.
Pilotët ranë dakord të bënin një ulje emergjente, por pak pasi fluturoi mbi aeroportin e Kazakistanit, avioni “Embraer 190” u rrëzua fillimisht në tokë, duke u shkatërruar kryesisht.
“Reuters” raporton se në një video, burimi i së cilës ende nuk është verifikuar, shihet avioni teksa merr flakë dhe bie në tokë.
Qeveria e Kazakistanit krijoi një komision për të hetuar shkaqet e aksidentit.
“Komisioni ka marrë udhëzime për të shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, për të siguruar një hetim të plotë për shkaqet dhe për të marrë masat për t’u dhënë ndihmë prioritare familjeve të të vdekurve dhe të plagosurve”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Për më tepër, Kazakistani do të bashkëpunojë me Azerbajxhanin në kryerjen e hetimeve që synojnë të sqarojnë dinamikën e fatkeqësisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.