Ne rrjet

Raporti / Jeta e shthurur e ish-kongresmenit Mat Gaetz, mes drogës dhe marrëdhënieve me pagesë

Gazeta Si – Matt Gaetz pagoi mijëra dollarë për të kryer marrëdhënie seksuale me gra të ndryshme (duke përfshirë një 17-vjeçare) dhe ka përdorur lëndë narkotike.

Këto janë zbulimet “gjithnjë e më konkrete” që bien mbi ish-kongresmenin republikan, i cili nëntorin e kaluar u tërhoq nga gara për Shtëpinë e Bardhë për t’u bërë Ministër i Drejtësisë në administratën e presidentit të sapozgjedhur, Donald Trump.

“Ekzistojnë prova thelbësore që Gaetz ka shkelur rregullat e Dhomës së Përfaqësuesve dhe standardet e tjera të sjelljes që ndalojnë prostitucionin, përdorimin e drogave të paligjshme dhe dhuratat dhe favoret e veçanta për anëtarët e Kongresit”, – tha Komiteti i Etikës së Dhomës së Përfaqësuesve në deklaratën e tij në pritje ish-kongresmeni, të cilin Donald Trump e kishte emëruar ministër të Drejtësisë.

Në fakt, komisioni kishte kohë që hetonte shfaqjet seksuale dhe përdorimin e drogës që i atribuoheshin atij.

Rezultati i hetimit synohej të publikohej në një raport dy ditë pas emërimit të Trump si ministër i Drejtësië. Por sapo mbërriti (13 nëntor) Gaetz dha dorëheqjen nga Dhoma, duke mos lejuar më kërkimet.

Kështu, nisi një betejë mbi raportin: demokratët donin ta bënin publik gjithsesi, republikanët ishin kundër tij.

Por tani Gaetz-in po e “kërcënojnë” “prova thelbësore”, që nuk kanë vonuar përgjigjen e tij: ish-kongresmeni republikan ka kërkuar një urdhër ndalimi ndaj Komisionit të Etikës në përpjekje për të parandaluar publikimin e planifikuar të raportit përfundimtar, i cili përmbledh hetimet ndaj tij.

Avokatët e Gaetz argumentojnë se qëllimi i komisionit për të nxjerrë raportin për të, përfaqëson “një ndërhyrje të paprecedentë që kërcënon të drejtat themelore kushtetuese dhe mbrojtje të mirëpërcaktuara procedurale”, pasi paneli pranoi se “nuk ka juridiksion mbi anëtarët e mëparshëm”.

Ankesa pretendon se raporti do të dëmtonte në mënyrë të pariparueshme reputacionin e Gaetz dhe se kërcënimi i publikimit “në lidhje me çështjet e përshtatshmërisë seksuale dhe akteve të tjera të pretenduara të turpit moral, përbën dëm të pariparueshëm që nuk mund të korrigjohet në mënyrë adekuate përmes dëmeve monetare”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë