Gazeta Si - Pas 17 vitesh, martesa e Annalena Baerbock ka përfunduar dhe ministrja e Jashtme gjermane e bëri të ditur këtë përmes një deklarate të përbashkët me bashkëshortin e saj, Daniel Holefleisch, të përcjellë për gazeta “Bild” në një përpjekje për të frenuar spekulimet e tabloideve.
Megjithatë, 24 orë pas publikimit të lajmit, rrjetet sociale duket se janë lëshuar. Një vërshim kritikash dhe shpifjesh ndaj 43-vjeçares së të Gjelbërve në Gjermani, e kritikuar ndër të tjera se ka vënë karrierën përpara fëmijëve të saj.
“Mesazhe me shije të keqe”, shkruan “Bild”. Ndërsa një aktiviste për të drejtat e grave denoncon "një klimë alarmante mizogjene" dhe u kërkon grave të qëndrojnë "të bashkuara".
Vendimi për t'u ndarë - "Prej disa kohësh, pas një procesi të gjatë të përballur së bashku, ne kemi vendosur të mos jemi më çift", - shpjeguan Baerbock dhe Holefleisch në një komunikatë. “Dhe për të shmangur çdo spekulim: nuk ka partnerë të rinj”, shton komunikata.
Të dy u martuan në gusht 2007 dhe kanë dy vajza 9 dhe 13 vjeçe. Dhe ata do të vazhdojnë të jetojnë së bashku në shtëpinë e tyre në Brandenburg, nënvizuan ata duke bërë të qartë se duan t'ua lehtësojnë situatën vajzave.
Baerbock hoqi dorë së fundmi nga kandidatura për kancelares e partisë, duke i lënë vendin kolegut të tij, Robert Habeck në një situatë shumë të komplikuar politikisht për të Gjelbrit, të cilët po humbasin dukshëm mbështetjen.
Dhe në këto tre vjet, ajo ka drejtuar me këmbëngulje dhe vendosmëri të jashtëzakonshme një ministri që është bërë qendrore në situatën e nxehtë gjeopolitike ndërkombëtare.
Në një intervistë në fillim të mandatit të saj, ministrja e re shpjegoi se bashkëshorti i saj Daniel, i cili tashmë është 52 vjeç dhe punon si konsulent komunikimi dhe lobist, do të kujdesej për familjen, për të kompensuar mungesat e gruas së tij, e cila është e zënë duke udhëtuar nëpër botë në ushtrimin e detyrës së saj si ministre e Jashtme.
Debati në rrjetet sociale - Dhe pikërisht kjo është pika për të cilën disa janë bërë të egër, duke shkaktuar një debat të nxehtë në rrjetet sociale: “Kur karriera është më e rëndësishme se fëmijët...”, lexohet në një nga komentet e shumta.
"Ai duhej të ishte divorcuar shumë më herët dhe të merrte vajzat me vete", - thuhet në një tjetër. Dhe përsëri: "Ajo ishte mashkulli... në këtë marrëdhënie, sa seksi! Feminizmi nuk është i mirë për asnjë marrëdhënie"; "Në media në art dhe politikë: ka vetëm panzera luftarake feministe".
Postime që nuk mbeten pa pyetje: “A nuk mendoni se komenti juaj është mesjetar?”, është një nga përgjigjet e të shumtëve që vijnë për të mbrojtur Baerbock-un nga sulmet personale ndaj jetës së saj private.
Aktivistja për të drejtat e grave, Duzen Tekkal, ndërhyri me një postim të alarmuar: "Kjo klimë mizogjene dhe përçmuese më shqetëson shumë. Në fund të fundit, gruaja e mban gjithmonë të gjithë fajin. Kur ndodhi që humbëm humanizmin dhe solidaritetin e ndërsjellë? Ku është gjithçka nga vjen kjo urrejtje dhe kjo kënaqësi për të shkatërruar të tjerët? "Çfarë do të thotë për djemtë tanë dhe veçanërisht për vajzat tona dhe për të ardhmen e tyre nëse ata duhet të ndihen të dehumanizuar në këtë mënyrë nëse një ditë duan të bëhen politikanë, aktiviste të të drejtave të njeriut apo sipërmarrëse? Presionet kundër të drejtave të grave janë reale" , por "askush nuk do të na çojë në heshtje. Jemi të bashkuar!", përfundon ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.