Televizioni i njohur kinez “Mango” ka censuruar performancën e Eugent Bushpepës në gjysmëfinalen e parë të Eurovizion Song Contest 2018, dyshohet për shkak të tatuazheve të dukshme të këngëtarit shqiptar, por edhe performancën e këngëtarit irlandez, Ryan O’Shaughnessy për shkak të elementëve LGBT të këngës.
Bashkimi Europian i Transmetimeve (EBU) ka reaguar menjëherë ndaj televizionit kinez duke i hequr të drejtën e transmetimit të gjysmëfinales së dytë dhe finales së madhe të 12 majit të Festivalit Evropian të Këngës.
EBU deklaroi se censura nuk përputhej me vlerat e saj për diversitetin.
Eugent Bushpepa me këngën “Mall” do të performojë i 12-ti mbrëmjen e 12 majit në natën finale të Eurosong, që zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.