Gazeta Si - UEFA ka dënuar Kosovën me humbje në tavolinë të ndeshjes ndaj Rumanisë, me rezultatin 3-0. Shkak për këtë, është bërë braktisja e ndeshjes nga lojtarët “dardanë”, pak sekonda para fundit.
Futbollistët e Kosovës, u larguan nga fusha e lojës, për shkak të thirrjeve anti-shqiptare nga tifozët rumunë. Pavarësisht se gjyqtari kërkoi rikthimin e skuadrave në fushë, lojtarët e Kosovës refuzuan.
Në vendimin e kësaj të mërkure, UEFA ka vendosur t’i japë fitoren në tavolinë Rumanisë, ndërsa ka dënuar Federatën e Kosovës me një gjobë prej 6 mijë eurosh, për sjellje të gabuar të lojtarëve.
Ndër të tjera, me gjobë është dënuar edhe Federata Rumune, e cila urdhërohet të luajë një ndeshje pa tifozë.
FFK-ja tani do ta ketë mundësinë ta ankimojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit (CAS).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.