Gazeta Si – Në më pak se tre muaj, ai do të mbushë 40 vjeç. Megjithatë, atij ende nuk i mungon dëshira dhe nëse golat e shënuar në Arabinë Saudite i duken me pak vlerë, ato në Ligën e Kombeve, me kombëtaren, realisht nuk mund të nënvlerësohen.
Cristiano Ronaldo shënoi një dygolësh ndaj Polonisë me Portugalinë, në fitoren 5-1 të skuadrës së Martinezit, me një penallti dhe një goditje spektakolare me roveshatë, duke arritur në kuotën e bujshme të 910 golave në ndeshjet zyrtare në karrierën e tij.
Me këtë dygolësh, ai u bë lojtari me më shumë fitore, 132, me kombëtaret, duke kaluar Sergio Ramosin, i cili mbeti me 131.
Në 5 ndeshjet e fundit të luajtura me Portugalinë, ai shënoi golin e tij të pestë që nga shtatori, duke kontribuar në rezultatin e përgjithshëm.
18 gola/asistime në 20 ndeshjet e fundit të luajtura mes kombëtares dhe të gjitha garave me Al Nassr.
Cristiano Ronaldo, në ndeshjen kundër Polonisë, ka dhënë edhe asistin për golin e katërt momental të portugezëve të shënuar nga Pedro Neto. Një kampion vërtet i përjetshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.