Nga Gazeta 'Si'- Për kryeministrin polak Donald Tusk, një datë për një armëpushim në Ukrainë është shumë pranë.
“Këto do të jenë sigurisht vendime që do të rezultojnë në më pak ndërhyrje të SHBA-së në çështjet e Ukrainës”, theksoi Tusk.
Sipas Wall Street Journal, Pentagoni i ka mohuar deklaratat e Tusk, ndërkohë Kievi ka prioritet në furnizimin me sistemet raketore Atacms.
Sakaq Elon Musk , i cili është bërë një nga këshilltarët e besuar të presidentit të zgjedhur, mori pjesë në një bisedë telefonike mes Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Shefi i Tesla-s ndërhyri për të siguruar se ai do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën përmes satelitëve të tij Starlink.
Në krahun tjetër Zelensky tha në fjalimin e tij të zakonshëm të përditshëm se Ukraina ka nisur të zhvillojë në mënyrë aktive programin e saj të raketave pas pushtimit në shkallë të gjerë të Rusisë në shkurt 2022. “Ukraina ka prodhuar 100 raketat e para”, zbuloi Zelensky.
Të gjitha deklaratat vijnë në një kohë kur forcat ruse kanë sulmuar Ukrainën me një rekord prej 145 dronësh të llojeve të ndryshme, përfshirë ata kamikazë, “Shahed”, të prodhuar nga Irani.
“Armiku sulmoi me një numër rekord dronësh!”, njoftuan Forcat Ajrore të Kievit në Telegram.
Mbrojtja ajrore e Kievit ka rrëzuar 62 dronë rusë ndërsa 67 të tjerë u goditën në rajone të ndryshme dhe 10 të tjerë janë larguar nga hapësira ajrore e Ukrainës në drejtim të Moldavisë, Bjellorusisë dhe Rusisë. Edhe forcat ukrainase u kundëpërgjigjen duke sulmuar me të paktën 32 dronë kryeqytetin rus, Moskë.
Sulmi me dronë nga Kievi bëri që të mbylleshin aeroportet Sheremetyevo, Domodedovo dhe Zhukovsky të kryeqytetit rus.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.