Futboll

Champions i çuditshëm, të mëdhatë mposhten me radhë

Nata e fundit e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve për këtë edicion ka qenë shumë e çuditshme. Të gjitha ekipet e mëdha me përjashtim të Mançester Siti, janë mposhtur në këto përballje të fundit. Duke filluar nga Real Madrid, Juventus, Roma, Mançester Junajtid, apo edhe Bajern janë mundur apo kanë barazuar në këto sfida.

Humbja e “Los Blancos”, me Cskanë e Moskës në shifrat 0-3 ishte pa dyshim më i bujshmi. Skuadra e Solarit pasi kishte prerë biletën për në fazën tjetër në këtë përballje nuk kishte shumë motive dhe në fushë që nga minuta e parë zbritën më shumë lojtarë të rinj. Por edhe rivalët e spanjollëve në grup, Roma janë mposhtur në ndeshjen e fundit në grupe në shifrat 1-2 nga Vitoria Plzen. Në këtë grup Real Madrid shkon si vendi i parë, Roma e dyta dhe Vitoria Plzen do të luaj në Europa League.

Në grupin E sfida mes Bajernit të Mynihut dhe Ajaksit dhe është mbyllur në barazim 3-3. Të dyja ekipet tentuan ta fitojnë këtë përballje, por në fund u detyruan të kënaqen me një barazim, që gjermanët i rendit të parët dhe holandezët të dytët. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Benfika ka siguruar vendin e tretë, duke mposhtur 1-0 Aekun e Athinës.

Në grupin F Mançester Siti ishte e vetmja skuadër e madhe që ka marrë fitoren në këtë të mërkurë Championsi. Skuadra e Guardiolës mposhti Hofenheim në shifrat 2-1. Ndërsa përballja tjetër e këtij grupi mes Lion dhe Shaktar është mbyllur në barazim, rezultat çka çon në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve ekipin francez.

Në grupin H të dyja ekipet kryesuese, Mançester Junajtid dhe Juventus janë mposhtur në këtë raund final. Torinezët janë mposhtur nga Jang Bojs me rezultatin 2-1. Ndërsa “djajtë e kuq” u mundën në “Mestaja” nga Valencia me shifrat 2-1.

Më poshtë tabela e rezultateve:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë