Ne rrjet

Trump fitoi, por çfarë do ndodhë me gjyqet kundër tij! Vendimi për aferën me Stormy Daniels më 26 nëntor

Gazeta Si – Më 26 nëntor, presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pritet të shkojë në një sallë gjyqi në Nju Jork për të dëgjuar dënimin që gjykata do t’i japë atij për pagesat ndaj yllit të pornos, Stormy Daniels, me të cilën ka pasur një marrëdhënie.

E gjitha kjo në teori. Në praktikë, gjasat që kjo të ndodhë janë shumë të ulëta: gjyqtarët pyesin nëse zyra më e lartë politike në shtet nuk gëzon një mburojë kriminale.

Por në përgjithësi, shumë njerëz po pyesin se çfarë do të bëhet jo vetëm me gjyqin e Stormy Daniels-it, por edhe me tre proceset e tjera që varen mbi kokën e fituesit të zgjedhjeve.

Gjyqi i Stormy Daniels

Donald Trump ka shtuar një tjetër rekord në palmaren e tij. Një rekord i palakmueshëm, në realitet: ai është presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që zgjidhet pavarësisht se është dënuar në një proces gjyqësor.

Majin e kaluar, në fakt, ai u shpall fajtor për 34 akuza për 130,000 dollarët e paguara yllit amerikan të pornos, Stormy Daniels (ish-e dashura e tij) për të blerë heshtjen e saj para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Trump do të thirret në gjykatë më 26 nëntor, kur gjykatësi do të përcaktojë kohën e dënimit ndaj tij.

Ai rrezikon deri në 4 vjet burg, por gjyqi u ndikua nga një vendim i Gjykatës së Lartëm e cila zgjati imunitetin e presidentit.

Gjykatësi i Nju Jorkut, Juan Merchan tha se donte të vlerësonte ndikimin e këtij vendimi në gjyq deri më 12 nëntor. Domethënë në një javë.  Prandaj, gjyqi nuk mund të përfundonte me asgjë.

Çfarë tha Gjykata e Lartë

1 korrikun e kaluar, Gjykata e Lartë e SHBA-së, zgjeroi pjesërisht hapësirën brenda së cilës presidenti i Shteteve të Bashkuara mbrohet nga imuniteti.

Ishte e nevojshme të vendoset nëse Trump mund të mbahet përgjegjës për sulmin e kryer nga mbështetësit e tij më 6 janar 2021 në Capitol Hill dhe për presionin ndaj zëvendësit të tij, Mike Pence, për të mos vërtetuar transferimin e pushtetit te Biden.

Për gjyqtarët suprem, presidenti nuk mund të gëzojë asnjë imunitet për veprimet e kryera si qytetar, kandidat, kryetar i partisë së tij ose të kryera ndryshe jashtë ushtrimit të prerogativave të presidentit.

Prandaj, nëse në kohën e pushtimit të Capitol-it Trump ishte ende zyrtarisht president i Shteteve të Bashkuara (dhe i mbrojtur nga imuniteti total), përgjegjësitë e tij do të skadojnë. 

Proceset e tjera

Përveç aferës “Stormy Daniels” dhe çështjes së “6 janarit”, Trump duhet të merret me drejtësinë edhe në të paktën dy raste të tjera.

Njëra ka të bëjë me faktin se ai solli dokumente të klasifikuara si sekrete në rezidencën e tij në Mar-a-Lago në Florida. 

Tjetra ishte përpjekja për të përmbysur rezultatin e votimit në Xhorxhia, i cili në raundin e kaluar zgjedhor ishte në favor të Joe Biden.

Në të gjitha këto raste, strategjia e avokatëve të Trump deri më tani ka qenë shtyrja, blerja e kohës në pritje për të “kapërcyer” votimet për Shtëpinë e Bardhë.

“Unë do shkarkoj gjykatësin për 2 minuta”

Tani, nëse mbrojtja e garantuar nga vendimi i Gjykatës së Lartë nuk do të mjaftonte, Donald Trump njoftoi gjatë fushatës zgjedhore se donte të zgjidhte mosmarrëveshjet e tij ligjore në një mënyrë mjaft të nxituar: “Unë do ta shkarkoj gjykatësin, vendimi do të më marrë mua vetëm dy minuta”.

Në fakt, ai mund të shkarkonte prokurorin special Jack Smith që është në krye të gjyqit për trazirat e Capitol Hill dhe atë për dokumentet top sekret.

Kjo do ta lejonte Departamentin e Drejtësisë, nën kontrollin e qeverisë, të heqë akuzat dhe t’i japë fund gjyqeve.

Rasti i tentativës për mashtrim në Xhorxhia është gjithsesi përgjegjësi e gjyqësorit shtetëror, i cili nuk mund të “komentohet”.

Por këtu, prokurorja Fani Ëillis është në qendër të një rasti konflikti interesi (ajo do të kishte pasur një marrëdhënie romantike me një gjyqtar të gjykatës).

Gjyqi ka mbetur në raftet e gjykatës prej muajsh dhe tani që Trump do të kthehet në Zyrën Ovale, ndoshta do të shtyhet për një kohë të pacaktuar.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë