Menaxhim

Qeveria krijon Entin e Operimit Rrugor, për monitorimin e akseve me pagesë dhe koncesioneve

Nga Gazeta 'SI' - Qeveria ka krijuar një ent të ri që do të ketë në fokus operimin rrugor.

Enti Kombëtar i Operimit Rrugor, ose EKORR, do të jetë 100% shtetërore dhe do të menaxhojë specifikisht akset ku kalimi do të jetë me pagesë. Për rrugët që nuk janë objekt koncesioni, Enti do të lidhë një kontratë e ARRSH-në.

Konkretisht, EKORR do të merret me operimin e rrugëve me pagesë, mirëmbajtjen e infrastrukturës së operimit, sistemin elektronik, arkëtimin e tarifës në rrugët me pagesë, monitorimin dhe koordinimin e shërbimit të operimit në rrugët me pagesë, operimi nga shoqëritë koncesionare, për mbledhjen e tarifave dhe serverave të nevojshëm për mbajtjen dhe përpunimin e të dhënave e të arkëtimeve përkatëse.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi për krijimin e kapitalit fillestar të shoqërisë, në vlerën 50 milionë lekëve, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për vitin 2024, në programin “Transporti rrugor”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë