Gazeta Si - Për herë të dytë, Amerika bllokoi marrjen e Presidencës nga një grua në Shtëpinë e Bardhë, duke preferuar një burrë të hapur mizogjen.
Dhe Kamala Harrisit, duket se i ka shkuar edhe më keq se Hillary Clinton-it, e cila të paktën fitoi votën popullore: zëvendëspresidentja amerikane nuk ia doli as në këtë aspekt.
Tavani prej xhami "më i fortë dhe më i lartë" mbetet i paprekur. Në rrjetet sociale, ka zhgënjim dhe zemërim mes njerëzve: “Që një grua të fitojë në SHBA, duhet të kandidojnë dy gra për presidente”; “për të mos pasur një grua në krye, ata preferuan një kriminel, presidenti i parë i SHBA-ve u gjykua dhe u dënua për vepra penale, burri që vendos për jetën e grave".
Në vitin 2016, miliarderi republikan kishte mundur Hillary Clinton, duke rrëmbyer votat e demokratëve të shteteve industriale në rënie.
Hillary u tradhtua nga gratë: ish-Zonja e Parë kishte një avantazh prej 11% në mesin e elektoratit femëror (kundër 12% të Joe Biden në 2020): në vend që të votonin për një grua, ata preferuan të dërgonin një sinjal kundër establishmentit.
Tetë vjet më vonë, ndërsa priten reflektime të zhytura në mendime se cili ishte aspekti vendimtar në humbjen e Harrisit, një pyetje është legjitime në një votë të shënuar nga faktori gjinor: a u tradhëtua Kamala edhe nga gratë, ose më saktë ishte Donald Trump më efektiv në mobilizimin e burrave?
Fushata Demokratike po llogariste në një valë mbështetjeje për femrat për ta bërë atë presidenten e parë femër të SHBA-ve, e cila kishte shpallur rivendosjen e të drejtës kushtetuese për abortin ndër prioritetet e agjendës së saj.
Mobilizimi kundër shfuqizimit të "Roe kundër Wade" dy vite më parë, në zgjedhjet afatmesme, kishte luajtur për më tepër një rol qendror në suksesin demokratik për ndalimin e valës së kuqe republikane të pritshme.
Tani, me sa duket nuk pati të njëjtin ndikim në votim, pasi u "zvogëlua" në një temë shtetërore, me referendumet: shteti i Misurit për shembull, në konsultimin popullor lokal, tani ka votuar në favor të një amendamenti që i hap rrugën anulimit të një prej ndalimeve më të rënda në vend, megjithatë ky shtet, në një lloj "votimi të ndarë", e ka konfirmuar veten si një bastion të republikanëve.
Nga ana tjetër, fushata e Trump u përpoq të rriste rezultatin e saj me burrat, duke fituar konsensusin e afrikano-amerikanëve dhe latinëve, të cilët u përpoq t'i arrinte në kontekste jopolitike, si ndeshjet e arteve marciale të përziera, një garë me makina, në podkastet e rekomanduara nga djali 18-vjeçar i Trumpit, Barron dhe nga Mc Donald's.
Një strategji në dukje e suksesshme: miliarderi arriti të fitonte terren vendimtar në një bllok tradicional të koalicionit demokrat, votën hispanike. Sipas sondazheve të rrjetit “NBCnews”, 54% e votuesve meshkuj hispanikë votuan për ish-presidentin.
Është hera e parë në të paktën pesë zgjedhje presidenciale që shumica e meshkujve latinë nuk kanë votuar për kandidatin demokrat.
Prandaj, faktori gjinor duket se ka pasur një peshë jo vetëm në tjetërsimin e votës latino-amerikane, por edhe të afrikano-amerikanëve.
Në Xhorxhia, për shembull, është një shtet ku votat e afro-amerikanëve janë vendimtare: demokratët e humbën këtë shtet, të cilin Biden e kishte fituar vitin 2020.
Kjo humbje mund të jetë një shenjë se Trump ka arritur të fitojë një kontroll mbi shumë afrikano-amerikanë.
Marrë nga "Corriere della Sera": Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.