Ne rrjet

Zgjedhjet amerikane, sondazhet një javë para votimit në 7 shtetet kryesore

Përplasje e fortë “kokë më kokë” mes Harris dhe Trump. Kandidatja demokrate është pak përpara në Michigan, kandidati republikan në shtetet e tjera përveç Wisconsin, ku ata janë në barazim. NYT: Skuadra e fushatës së Kamalas, është pak optimiste

Gazeta Si - Do të jetë një sfidë për votën e fundit, veçanërisht në shtatë shtetet kyçe (Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Wisconsin), të cilat do të vendosin se kush, midis kandidates demokrate Kamala Harris dhe kandidatit republikan Donald Trump, do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë për mandatin e tij të ardhshëm si president.

Një javë para ditës së madhe, sondazhet zbulojnë një situatë thelbësore “kokë më kokë” në secilën nga shtatë shtetet vendimtare.

Nisur nga sondazhi i synimeve të votimit në bazë kombëtare, Harris është përpara me 48.1% kundrejt 46.6% të Trump.

Më pas se 5.3% mbeten të pavendosur. Por këto të dhëna llogariten pak ose aspak, sepse me sistemin zgjedhor amerikan - çdo shtet cakton një numër "zgjedhësish të mëdhenj" në përpjesëtim me madhësinë e tij demografike - beteja do të copëtohet deri në qarqe vendimtare.

Shtatë përplasjet vendimtare

Ajo që është padyshim më domethënëse, janë sondazhet e shteteve individuale kyçe. Sipas të dhënave ditore që faqja e internetit “FiveThirtyEight” përpunon bazuar në gjetjet e fundit, Harris do të kishte një avantazh të vogël (+0.5%) në Michigan, ndërsa Trump e ka në Pensilvani (+0.3%) dhe Nevada (+0.2%).

Megjithatë, diferenca është pak më e theksuar, përsëri për kandidatin republikan, në Arizona (+1.90%), Xhorxhia (+1.50%) dhe Karolinën e Veriut (+1.30%). Barazimi i konsiderueshëm, megjithatë raportohet në Wisconsin mes dy kandidatëve.

Vetëkuptohet, se me distanca kaq të ngushta dhe me të panjohurat e pjesëmarrjes së votës së pavendosur dhe të surprizave të mundshme e të paparashikueshme, në këto ditë të fundit të fushatës elektorale, rezultati mund të ishte padyshim ndryshe nga sa pritej.

Një shembull? Deklaratat raciste të komediadit “Trumpian”, Tony Hinchcliffe të dielën në mbrëmje në skenë në “Madison Square Garden” ("Ka një ishull lundrues mbeturinash në mes të oqeanit. Unë mendoj se quhet Puerto Rico"), nuk do t'i pëlqejnë komunitetit porto-rikan, i cili, veçanërisht në Pensilvani, është veçanërisht i shumtë.

Në një shtet që katër vjet më parë u fitua nga demokratët me vetëm 82,000 vota (1.12%), nëse vetëm disa mijëra njerëz do të vendosnin të shkonin dhe të votonin apo edhe të ndryshonin zgjedhjen e tyre në minutën e fundit në favor të Harris, ato mund të rezultojnë vendimtare.

Optimizëm i moderuar

Edhe strategjia e përqendrimit te vota e femrave dhe cilësimi i Trumpit si "fashist" për frazat e tij nostalgjike të fundit për besnikërinë e gjeneralëve të Hitlerit, sipas strategëve, po funksionon.

Sipas asaj që zbulon “New York Times”, anëtarët e fushatës në ekipin e Harris, janë mesatarisht optimistë për arritjen e një fitoreje, ndonëse të ngushtë, falë treguesve nga sondazhet e tyre të brendshme se kandidatja do të ishte në një pozicion solid në shtetet “blue ëall” (muri blu, 18 shtetet që demokratët kanë fituar gjithmonë në çdo zgjedhje që nga viti 1992, përveç në 2016-ën, kur Trump fitoi Michiganin, Pensilvaninë dhe Wisconsin).

Edhe në ekipin e Trumpit ka optimizëm për të qenë në gjendje të pushtojë të paktën një shtet të "murit blu", por - zbulon gjithmonë gazeta njujorkeze - ka edhe pak shqetësim pikërisht për “nostalgjinë” e Hitlerit, që mund të lëvizë votat, vendimtare zgjedhësve të lëkundur.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë