Arsim

Mundësia e fundit / Matura shtetërore, rihapen aplikimet për formularin A1Z

Nga Gazeta Si- Ministria e Arsimit dhe Sportit njoftoi sot rihapjen e aplikimeve për formularin A1Z për maturantët e Maturës Shtetërore 2024 që ende nuk janë regjistruar në universitet.

Sipas MAS, aplikimet janë të hapura deri në 16:00 dhe do të kryhen përmes platformës e-Albania dhe më pas duhet të konfirmohen në universitetin përkatës.

Formularin A1Z e plotësojnë të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë për t’u regjistruar në universitet.

Sipas statistikave, universitetet e rretheve kanë më shumë kuota të lira, kryesisht në mësuesi, në degët Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Biologji-Kimi dhe Matematikë.

Edhe në universitetin e Tiranës ka kuota të lira në degët Gjeografi, Kimi industriale dhe degë të tjera që studentët i lidhin më së shumti me mësuesinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë