Ne rrjet

Sondazhi para zgjedhjeve / Çahet ‘muri blu’ i Kamala Harris, përmbysje e Trump në shtetet e lëkundura

Ish-presidenti është përpara në Miçigan dhe Wisconsin, të cilat janë vendimtare. Vrulli i kandidates demokrate u ndal në një pikë të caktuar, mes fitores në debat dhe ndikimit të uraganit “Helene” në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por, rreth 25 ditë para zgjedhjeve, çdo gjë mund të ndryshojë rezultatin final

Gazeta Si - Nisin dëmtimet e para në "murin blu", në 18 shtetet që demokratët thonë se fitojnë në çdo zgjedhje nga viti 1992 deri në 2012-ën, të paktën deri në ardhjen e Donald Trump: në Pensilvani, Miçigan dhe Wisconsin - tre shtetet “swing” që i dhanë fitoren në vitin 2016 kandidatit republikan me më pak se 80 mijë vota gjithsej – dy sfiduesit janë “kokë më kokë”, me ish-presidentin që ka avantazhin në dy të fundit.

Kështu rezulton një sondazh i ri i Universitetit Quinnipiac, sipas të cilit në të tre shtetet, votuesit preferojnë Trump për ekonominë, për emigracionin, për konfliktin në Lindjen e Mesme dhe si Komandant të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Kamala Harris, nga ana tjetër, është përpara në mbrojtjen e demokracisë, por vetëm në Pensilvani dhe Wisconsin - këtu në një masë të madhe – për çështjen e abortit. Sondazhet, siç e dimë, mund të jenë të gabuara dhe në këtë rast janë edhe brenda kufirit të gabimit.

Por, 25 ditë para zgjedhjeve, perspektivat e zëvendëspresidentes janë bërë befas më të errëta nga sa dukeshin deri vonë.

“Është e vështirë të thuhet se sa është ndërprerë momenti i kandidates demokrate”, - shkruan kolumnisti, Edward Luce në presrtigjiozen “Financial Times”.

“Kjo ndodhi në një moment të caktuar midis debatit të muajit të kaluar, kur ajo gjunjzoi Trumpin në debatin presidencial, përfshirë ndikimin në bregun lindor të uraganit ‘Helene’, i ndjekur nga ‘Milton’: përveç përmbytjeve, evakuimeve dhe viktimave, pati një dezinformim të stuhishëm për neglizhencën e supozuar nga qeveria federale. Gjithçka, me sa duket, është faji i Harrisit. Përfshirë klimën”.

Nuk është e sigurt që sezoni i uraganeve do ta dëmtojë në fund, pa marrë parasysh “surprizat e tetorit”: ato janë ngjarje të papritura që ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve.

Sipas faqes “Axios”, për shembull, republikanët do të investojnë shumë para për të qarkulluar një frazë të thënë nga Harris gjatë intervistës televizive në “The View”, në rrjetin “ABC”: "Nuk ka asgjë", tha zëvendëspresidentja, që mund të bënte ndryshe nga Joe. Biden.

"Unë kam marrë pjesë në të gjitha vendimet që patën ndikim", - shpjegoi ajo. Kjo, për konservatorët, është arma që gozhdon kandidaten rivale: administrata e saj do të ishte plotësisht në përputhje me atë aktuale. Kjo është ajo që kanë frikë 40% e votuesve, sipas një sondazhi tjetër, këtë herë nga rrjeti “NBC”.

Përcjellja e ndryshimit do të jetë edhe një herë vendimtare në votime, me dy të tretat e elektoratit të bindur se vendi po shkon në drejtimin e gabuar dhe dy kandidatë që kanë qenë tashmë në Shtëpinë e Bardhë, por sipas sondazhit të rrjetit televiziv amerikan, kuptimi i ndryshimit kuptohet shumë ndryshe nga mbështetësit e dy partive: votuesit e nënpresidentes kërkojnë "më pak ndarje", "normalitet", "të drejta të grave"; ata të ish-presidentit duan "një vend më të sigurt", "kufij të sigurt", "ekonomi të shëndoshë".

Në një zgjedhje kaq të ngushtë, shpjegon Luce, praktikisht çdo gjë mund të ndikojë në mënyrë vendimtare në rezultatin përfundimtar.

Megjithatë, sondazhi i Quinnipiac, i kryer midis 3 dhe 7 tetorit, tregon rikthimin e ish-presidentit - edhe në Pensilvani, ku Harris ruan një epërsi prej tre pikësh - dhe mbi të gjitha vështirësitë e zëvendës-presidentes aktuale në Miçigan, ku Trump e përmbysi garën duke u rikuperuar  deficitin prej pesë pikësh që pati në shtator dhe duke kryesuar me tre: këtu, 49% e votuesve thonë se ndajnë vlerat e tij, ndërsa 47% janë në përputhje me ato të Harris.

Përshtati; Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë