Menaxhim

Loina Prifti largohet nga drejtimi i ‘IdentiTek’, Freskida Halilaj drejtuesja e re

Nga Gazeta 'SI' - Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka zyrtarizuar drejtuesen e re të kompanisë së prodhimit të dokumenteve biometrike “IdentiTek”.

Freskida Halilaj do të zërë vendin e Loina Priftit, që ndodhej prej më shumë se një viti në krye të kompanisë.

Hoxha falënderoi drejtuesen e derisotme të këtij institucioni, Loina Prifti, për punën e bërë në drejtimin e “IdentiTek”, por nuk dha detaje për largimin e saj.

“Falë përkushtimit të saj dhe stafit të kompanisë, kemi siguruar standardet e larta ndërkombëtare, të ruajtjes së të dhënave dhe prodhimit të dokumenteve biometrike”, tha ai.

Sipas burimeve të mediave, Prifti u shkarkua nga “IdentiTek” pas një auditimi nga ministria e Brendshme, që zbuloi shkelje dhe abuzime. Gjithsesi nuk ka ende një arsye zyrtare për ndryshimin.

Prifti u emërua nga ish-ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, kur u vendos mbyllja e kotratës koncesionare me kompaninë "Aleat" dhe shkrirja në një kompani shtetërore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë