Biznes

Bizneset shqiptare më të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike. Kërkojnë rregullime ligjore dhe programe edukimi

Nga Gazeta 'SI' - Bizneset shqiptare janë më të ndjeshme se bizneset e tjera në rajon, në lidhje me ndryshimet klimatike.

Sipas anketës së Barometrit të Ballkanit, shumë nga bizneset shqiptare kanë përshtatur masa në favor të tranzicionit klimatik dhe janë disa hapa para vendeve fqinje. 44% e bizneseve në Shqipëri tregojnë se kanë minimizuar prodhimin e mbetjeve dhe kujdesen për të mos shërdoruar materialet që përdorin, mesatarja e rajonit është 33%.

18% e bizneseve të anketuara në Shqipëri thonë se furnizohen me energji të rinovueshme, ndërsa 14% thonë se i riciklojnë mbetjet.

Kështu, 58% e këtyre bizneseve besojnë se tranzicioni i gjelbërt do të ketë një efekt pozitiv në punën e tyre duke u renditur kështu si të parët në rajon që janë optimistë në këtë aspekt. 25% besojnë se nuk do të ketë asnjë lloj efekti.

Për bizneset në Shqipëri, kuadri ligjor dhe edukimi do të ishin faktorë nxitës për t'i përfshirë ata në tranzicionin e gjelbër, ndryshe nga vendet e rajonit që lobojnë për ndihma financiare. 29% e bizneseve shqiptare kërkojnë rregullim në kornizën ligjore, ndërsa 28% ngritjen e programeve të edukimit për konsum të ndërgjegjshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë