Nga Gazeta 'SI' - 77% e bizneseve shqiptare, të anketuara nga Barometri i Ballkanit kanë pohuar se janë përballur me kosto të shtuara gjatë vitit 2024. Për 20% të tyre kostot mbetën të njëjta dhe për 2% kostot u ulën.
Në nivel rajonal, Bosnje Hercegovina është ndër vendet që ka numrin më të lartë të të anketuarve që shprehen se kostot janë rritur, 83%. Në Kosovë 68% e bizneseve të marra në studim raportojnë rritje gjithashtu. 80% e bizneseve që operojnë në Serbi dhe 79% e atyre që ushtrojnë veprimtarinë e tyre ekonomike në Mal të Zi shprehen për rritje të kostove.
55% e bizneseve shqiptare presin që për 12 muajt e ardhshëm biznesi i tyre do të lulëzojë dhe kjo është norma më e lartë ndër vendet e rajonit. 32% nuk presin ndonjë ecuri domethënëse. 9 presin rënie.
Ndërkohë, 71% e bizneseve shqiptare tregojnë se parashikojnë rritje të pagës për punonjësit e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.