Politike

Opozita vazhdon bojkotin e të gjitha komisioneve parlamentare

Nga Gazeta 'Si'- Në shenjë proteste për burgosjen e Ervin Salianjt, opozita ka përshkallëzuar aksionin e saj. Një ditë pas tensioneve dhe kaosit në Kuvend, sot ata kanë bojkotuar Komisionet Parlamentare.

Sot u zhvillua mbledhja e Komisionit për Politikën e Jashtme, ku raportoi zv.ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ilva Gjuzi, por siç duket nga pamjet, karriget e deputetëve të opozitës janë bosh.

Gjithashtu opozita bojkotoi edhe Komisionin për 'Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin' dhe 'Komisionin Hetimor për Sterilizimin'.

Albana Vokshi, deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht Kryetarja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë i ka kërkuar nën/Kryetarit Plarent Ndreca të ndërpresë punën në Komision, duke e quajtur anormale dhe farsë.

Ndërkohë ditën e djeshme deputetët e opozitës paralajmëruan se çdo të hënë dhe të enjte nuk do të lejojnë zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit.

Po ashtu në datën 7 tetor në orën 18:00 opozita ka njoftuar një protestë kombëtare, e cila do të nisë në Kryeministri dhe më pas do të shtrihet në të gjitha rrugët e Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë