Nga Gazeta 'Si'-Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani vuri në pah rolin e vendit tonë dhe kontributin ndaj Koalicionit Global kundër ISIS, si dhe konfirmoi se Shqipëria do të vijojë të jetë partnere e përkushtuar në mbështetjen e misionit të tij të luftës kundër ISIS.
“Shqipëria mbetet e përkushtuar për të kontribuar aktivisht në luftën kundër ISIS-it dhe promovimin e shoqërive të hapura dhe harmonike ndërfetare”, nënvizoi ai në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS, në Washington D.C
Në Deklaratën e përbashkët të miratuar në Takim, i cili shënoi 10-vjetorin e Koalicionit, u bëhet thirrje partnerëve që të tërheqin shtetasit e tyre që aktualisht gjenden në kampet e Al-Hojit dhe Rojit, si edhe vijimin e mbështetjes për forcat e sigurisë së Irakut, nëpërmjet vijimit të kontributeve në Misionin e NATO-s (NMI).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.