Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbolli, Armando Duka ka shpallur kandidaturën për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Kjo është tentativa e dytë e kreut të FSHF-së për t’u bërë pjesë e qeverisë europiane të futbollit, pasi nuk ia doli në herën e parë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duka ka konfirmuar kandidaturën e tij që është pranuar për t’u futur në garë.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është organi më i lartë vendimmarrës i kësaj organizate. Në vitin e shkuar Duka ishte shumë pranë hyrjes në qeverinë europiane të Futbollit, teksa në votim mori 25 vota dhe u rendit në vendin e 9-të, teksa në komitet shkonin 8 kandidatët më të votuar. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka një mandat 4 vjeçar. Ai është organi më i lartë vendimmarrës i kësaj organizate dhe përbëhet nga 16 anëtarë, duke përfshirë edhe Presidentin Ceferin.
Edhe këtë herë gara pritet të jetë e fortë dhe Armando Duka e ka nisur lobimin për të mos dështuar siç ndodhi një vit më herët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




