Politike

Dënimi i Salianjit i shpjeguar në 15 pika, PD nis dosjen kancelarive të huaja dhe mediave kryesore në botë

Partia Demokratike ka përgatitur një dosje me 15 pika lidhur me dënimin e deputetit Ervin Salianji kopje të së cilës ajo I ka shpërndarë nëpër kancelaritë ndërkombëtare dhe mediave kryesore në botë.

Në 15 pika shpjegohet shkurtimisht historia e  denoncimeve të cilat nisën në vitin 2018 kur Ervin Salianji publikoi vendimin e formës së prerë të Gjykatës Italiane, i cila kishte dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge vëllain e Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj.

Në dosje shkruhet  se, “pas këtyre denoncimeve, Agron (Geron) Xhafaj shkoi në burg në Romë, Itali, ndërsa vëllai i tij, Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dha dorëheqjen nga detyra.”

Në dosje ndër të tjera thuhet se "vendimi politik për burgosjen e opozitarit Ervin Salianji u bë nga trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala dhe Iliba Bezati. Genti Shala është ish-përfaqësues politik i Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe kandidat për anëtar i Gjykatës së Lartë, ku dihen lidhjet e forta të Fatmir Xhafajt".


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë