Politike

Berisha: Burgosja e Ervin Salianjit, akt lufte. I përgjigjemi me mosbindje civile

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi burgosjen e Ervin Salianjit një ditë më parë.

Në një konferencë me gazetarët ai e cilësoi të premten si një natë të zezë për shqiptarët e ndershëm, ndërsa shtoi se “festuan vëllazëria Xhafaj dhe mafia e drogës”.

“Mbrëmë, nënkryetari i grupit parlamentar të PD, një deputet i ri, guximtar, i cili nuk ka patur ndonjëherë poste të rëndësishme zyrtare, përveç detyrës, misionit fisnik të besuar nga qytetarët dhe PD, si deputet i zgjedhur i tyre dhe nënkryetar grupi, u burgos me urdhër të Edi Ramës në një hark kohor maksimalisht të shkurtër nga dhënia e verdiktit antikushtetues, antiligjor, të gjykatës së kontrolluar fund e krye nga Edi Rama.

Kjo natë të cilën Ervin Salianji e kaloi në qelitë e burgut vetëm e vetëm se guxoi tu thotë shqiptarëve të vërtetën e vëllazërisë famëzezë Xhafa, të lidhur kokë e xhep me Edi Ramën.

Është një natë e zezë për të gjithë shqiptarët të cilët besojnë tek e vërteta, të cilët jetojnë, rrisin fëmijët e tyre, pavarësisht nga bindjet politike, me mundin, djersën dhe ndershmëri, të cilët konsiderojnë trafiqet e drogës dhe kriminale, konsiderojnë lidhjet e pushtetit me trafiqet dhe krimet, si një nga kërcënimet më serioze të tyre, fëmijëve të tyre dhe vendit të tyre.

Por kjo ishte një natë feste për vëllazërin Xhafaj, vëllazërin Bajraj, dhe të gjitha vëllazëritë e mafias dhe drogës në Shqipëri, sepse ato panë të gozhduar, panë në pranga, panë në qeli, deputetin e ri guximtar që u provoi shqiptarëve se Geron Xhafaj, jo vetëm ishte i dënuar në Itali, për trafik ndërkombëtar droge dhe ndiqej në Venezuelë, jo vetëm se fshihej në Vlorë ndaj kërkimit ndërkombëtar, i mbrojtur nga vëllaçkoja i tij dhe kontrollonte lojërat e fatit. Sepse këto diheshin.

Por Ervin Salianji u faktoi shqiptarëve nëpërmjet publikimit të regjistrimit të një gazetari të guximshëm se vëllazëria Xhafaj me Geronin vazhdoni trafiqet nga porti i Vlorës dhe se pushteti i drogës dhe krimit të Edi Ramës, pasi zëvendësoi Saimir Tahirin dhe Habilajt e tij, u dha ‘karta bianka’ vëllazërisë Xhafaj, e cila përveç trafiqeve dominonte me Olsin, lojërat e fatit”, tha Berisha. Gjate konferences ai tha disa here se burgosja ishte akt lufte per opoziten dhe se kjo nenkuptonte mos bindje civile ditet ne vijim


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë