Politike

Nuk ka ngujim, Ervin Salianji shkon pasdite në Drejtorinë e Policisë, grupi i PD-së mbështet vendimin e tij personal

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar së ka respektuar qëndrimin personal por edhe politik të deputetit Ervin Salianji për të respektuar vendimin e gjykatës së Apelit që le në fuqi vendimin për dënimin me 1 vit burg.

Bardhi tha se vendimi i grupit ishte unanim pët tu ngujuar dhe mos zbatuar vendimin e Apelit që grupi e cilëson si të jashtëligjshme.  Por sipas tij, Salianji vendosi të dorëzohet dhe të mos zbatojë vendimin e Grupit, duke mbajtur një qëndrim personal.

Ndërkohë demokratët janë njoftuar për të qenë të pranishëm pasdite përballë Drejtorisë së Policisë, ora 17.00 kohë kur Salianji pritet të paraqitet në Drejtorinë e Policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë