Politike

1 vit burg Salianjit, Gazmend Bardhi akuzon gjyqtarin Genc Shala. Dhurata Çupi: Të reagojmë, nesër do jetë vonë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, hodhi akuza të forta nga gjyqtarit të Apelit, Genc Shala, pas vendimit për të lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Ervin Salianjin.

“Se do të shkojë Genc Shala në Gjykatë të Lartë, kupton?. Dhe mendon që do ta mbështesë Fatmir Xhafaj. Kjo është vendimmarrja e Gjykatës së Apelit. Kjo është e vërteta. Merr dy dëshmitarë të rremë, si në gjyqet politike, dëno deputetët e opozitës në këmbim të shkuarjes në Gjykatë të Lartë. Ta harrojë se do të shkojë në Gjykatë të Lartë, ai dhe të tjerët”, tha Bardhi në sallën e gjyqit.

Kurse deputetja Dhurata Çupi tha se sot është një ditë e keqe, ndërsa e vlerësoi dënimin e Salianjit si hakmarrje politike.

“Hakmarrja politike për luftën e Ervin Salianjit kundër krimit të organizuar të lidhur me qeverinë është një këmbanë tjetër alarmi pas arrestimit politik të liderit të opozitës, Sali Berisha!

Sot është dita që këtë dënim ta konsiderojmë si heqje e lirisë për secilin prej nesh! Na duhet të reagojmë, sepse nesër do të jetë vonë!”, tha Dhurata Çupi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë