Politike

Skandali me shitjen e diplomave false, qeveria shqiptare mbyll veprimtarinë e Kolegjit Universitar ‘Wisdom’

Gazeta Si – Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, ka vendosur të mbyllë Kolegjin Universitar “Wisdom” pas skandalit me diplomat false të lëshuara nga ky kolegj.

Në Vendimin e Këshillit të Ministrave, përcaktohen edhe disa detyrime të “Wisdom”, ku urdhërohet që të mbyllë të gjitha detyrimet për vitin akademik 2023-2024.

Po kështu, kolegji duhet të përgatisë dosjen e çdo studenti për transferimin në një universitet tjetër dhe t’u kthejë pagesat studentëve për pjesën e papërfunduar të studimeve.

Të gjitha shpenzimet që rrjedhin nga mbyllja e Kolegjit Universitar “Wisdom” duhet të përballohen nga vetë ky institucion.

“MBYLLJEN E VEPRIMTARISË SË KOLEGJIT UNIVERSITAR “WISDOM”. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “l”, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave.

ç) Të dorëzojë dokumentacionin ligjor, administrativ, financiar dhe akademik që disponon dhe mbi bazën e të cilit ka zhvilluar veprimtarinë e tij akademike dhe kërkimore-shkencore në strukturat përgjegjëse, në përputhje me kuadrin ligjor për arkivat, brenda 2 (dy) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”, – thuhet në vendimin zyrtar të Këshillit të Ministrave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë