Politike

Të enjten Apeli merr vendim ndaj tij, Salianji nxjerr përgjimet: Fredi Alizoti është paguar me para nga drejtuesit e policisë

Në Gjykatën e Apelit këtë të enjte p[ritet të lexohet vendimi për çështjen “Babale”, ku mes të akuzuarve është dhe deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji.

Në Apel deputeti Salianji ka kundërshtuar dënimin me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi. Sipas Gjykatës së Tiranës, ish-deputeti Salianji dhe gazetari kanë inskenuar një audiopërgjim dhe akuza të rreme penale ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.

Prokurori i Apelit Arben Qosja, ka kërkuar që të ngelet në fuqi vendimi i shkallës së parë, si i mbështetur në prova dhe në ligj.

Por deputeti demokrat Ervin Salianji, një ditë para vendimit, në prani të avokatit të tij dhe para mediave në një dalje të posaçme për këtë cështje, ka nxjerrë disa përgjime telefonike që ndodhen aktualisht në dosjen e Prokurorise ku ai pretendon se, “drejtorë të policisë janë kapur duke paguar dëshmitarin e sajuar Fredi Alizoti”.  Salianji thotë se Alizoti është paguar nga ish-drejtuesit e policisë, Deputeti demokrat, pas publikimit për herë të parë të përgjimeve (për të cilat paralajmëroi se do të publikojë të tjera ditët në vijim)  pretendon se pas marrjes së pagesave, Fredi Alizoi ka ndryshuar dëshminë lidhur me çështjen “Babale”, ku ai fillimisht denoncoi Agron Xhafajn për trafik droge.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë