Politike

Protesta para Bashkisë së Tiranës, PD e PL akuza SPAK: Është bërë njësh me narkoshtetin

Nga Gazeta Si- Te mërkurën opozita zhvilloi protesten e radhës bashkë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. Në ditën e 27 të protestës para Bashkisë së Tiranës, Këshilltari i PL, Tedi Blushi, tha se SPAK po përgatit një akuzë politike kundër kryetarit të PD, Sali Berishës.

“Çështja është që çfarë do bëjmë ne apo populli opozitarë në kushtet ku edhe sistemi i drejtësisë, kur SPAK-u i Altin Dumanit është bërë njësh me narkoshtetin, është bërë partnere në krim me Edi Ramën, është bërë partner në krim me Erion Veliaj. Dhe sot izolon dhe po bëhet gati për një akuzë politike për liderin historik të PD”, tha Blushi,

"Është koha të reagojmë, pa u trembur, pa frikë sot mund të ndalojnë kryetarin e PD, nesër njërin prej nesh por nuk ka fuqi në botë të ndalojë popullin”, vijoi ai

Përsa i përket protestës së radhës, organizatorët thanë se do ta lajmërojnë ditët në vijim se kur do të kryhet, duke shtuar se nuk do të tërhiqen derisa Veliaj të japë dorëheqjen.

“Kërkesat tona janë të qarta dhe të thjeshta: Erion Veliaj largohu, Edi Rama largohu, hapuni rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme,” tha Dorian Teliti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë