Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, gjatë vizitës në Nju-Jork, ku mori pjesë në Samitin për të Ardhmen në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Takimi me dyer të mbyllura u zhvillua në Turkevi (Shtëpia Turke), qendra diplomatike turke në New York, në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (UNGA).
Sipas agjencisë zyrtare turke të lajmeve Anadolu Agency (AA), Presidenti Erdoğan ka deklaruar se përpjekjet do të vazhdojnë për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat.
Presidenti turk ka theksuar se “masakrat” e kryera nga Izraeli në territoret palestineze, veçanërisht në Gaza, dëmtojnë paqen rajonale dhe globale.
Ai deklaroi se “shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar tani duhet të ndalen dhe se Izraeli do të detyrohet të ndalojë nëse të gjitha shtetet e botës veprojnë së bashku në një mënyrë të orientuar drejt paqes”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.