Pak më shumë se një milion vetë vijnë vetëm nga Ukraina. Refugjatët përfaqësojnë 4% të popullsisë.
Sot në Gjermani jetojnë më shumë refugjatë se kurrë. Sipas gazetës Neue Osnabrücker Zeitung, e cila citon përgjigjen e qeverisë gjermane ndaj një pyetjeje të Partisë E Majta, në fund të gjysmës së parë të vitit 2024 në Gjermani ndodheshin rreth 3.48 milionë refugjatë. Sipas kësaj shifre, në Gjermani, në 2024-ën në Gjermani jetojnë 60.000 refugjatë më shumë se në fund të vitit 2023. Ky është dhe numri më i lartë që nga vitet 1950.
Kjo shifër përfshin të gjithë njerëzit, pavarësisht nga leja e tyre e qëndrimit, të cilët aktualisht kërkojnë mbrojtje në Gjermani për arsye humanitare, nga azilkërkuesit deri te refugjatët e njohur apo personat e toleruar. Nga 3.48 milionë refugjatë, rreth 1.18 milionë ishin vetëm refugjatë ukrainas.
Më pak njerëz u detyruan të largoheshin nga Gjermania
Për shkak të dëbimeve dhe largimeve, numri i personave në Gjermani që detyrohen të largohen nga vendi është në rënie, vijon raporti. Në mesin e vitit 2024, statistikat regjistruan 226.882 persona të detyruar të largoheshin nga Gjermania, 15.760 më pak se në fund të vitit 2023.
Clara Bünger, zëdhënëse e politikës së refugjatëve për Grupin e Majtë në Bundestag, kritikoi debatin e imigracionit në Gjermani në dritën e këtyre shifrave. “Në Gjermani aktualisht jetojnë pothuajse 3.5 milionë refugjatë, shumë prej të cilëve kanë qenë këtu për dekada; kjo është vetëm katër përqind e popullsisë”, tha Bünger.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.