Politike

Protesta para Bashkisë, Këlliçi akuza SPAK. Zhvendoset edhe dita e protestës, do mbahet të mërkurave   

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza se SPAK-u po mbahet peng nga kryebashkiaku Erion Veliaj përmes dosjes së prokurorit të Vlorës ku, sipas tij, dalin prokurorë dhe gjyqtarë të përfshirë në trafik narkotikësh dhe korrupsion.

"Sot lideri i opozitës mbahet i arrestuar me një akuzë me të cilën personi përgjegjës është Rama dhe në arrest mbahet Berisha dhe këta ndërkombëtarët i lavdërojnë prokurorët e SPAK-ut.

A mos vallë Veliaj i mban peng me dosjen e prokurorit të Vlorës, përgjimet që janë aty. Në atë dosje dalin emra gjyqtarësh, prokurorësh, ministrash dhe ish-ministrash të cilët janë të përfshirë në korrupsion dhe trafikim narkotikësh. A mos është kjo arma më e fortë që Veliaj ka mbi SPAK-un ku së bashku me prokuroritë e rretheve në 4 vite kanë marrë 100 milionë nga taksat tona për pagat e tyre dhe e vetmja detyrë është goditja e opozitës dhe këdo që mendon ndryshe nga opozita...”, tha ndër radhë Këlliçi

Ai njoftoi gjithashtu se javën e ardhshme protesta para Bashkisë do të mbahet ditën e mërkurë, pasi besimtarët myslimanë e kanë kërkuar një gjë të tillë, për shkak se ditën e premte kryejnë ritin e faljes në xhami.

“Ne do e respektojmë këtë kërkesë të tyre”, tha Këlliçi, duke bërë të ditur se javën e ardhshme protesta do të mbahet ditën e mërkurë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë