Rend dhe Ligj

Kush janë 15 kandidatët në garë për kreun e Policisë së Shtetit (lista)

Gazeta Si- Janë mbyllur mesnatën e kësaj të enjteje aplikimet për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku në garë janë 15 kandidatë.

Emrat e tyre janë publikuar nga Ministria e Brendshme në faqen zyrtare të saj. Mes kandidatëve janë drejtues aktual të policisë në qarqe, drejtorë departamenti si dhe ish-punonjës policie.

Me shpalljen e listës, tashmë procesi hyn në një tjetër fazë, atë të vlerësimit të kandidatëve nga Komisioni i Posaçëm brenda një afati kohor prej 10 ditësh.

Më pas, një nga kandidaturat më të vlerësuara, përzgjidhet nga ministri i Brendshëm dhe i propozohet kryeministrit.

Në krye të policisë së shtetit është komanduar përkohësisht Sokol Bizhga pas dorëheqjes që dha Muhamet Rrumbullaku.

Lista me emrat e 15 kandidatëve sipas rendit alfabetik

Adriatik Tafçiu

Altin Mena

Ardian Çipa

Gentjan Shehaj

Hajrulla Xhivini

Ibrahim Disha

Idajet Faskaj

Ilir Proda

Lutfi Minxhozi

Neritan Nallbati

Pëllumb Seferi

Rebani Jaupi

Sami Rasha

Shemsi Prençi

Skënder Hita


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë