Politike

Ngrihet Komitet i Përbashkët Konsultativ për integrimin në BE, Rama në Bruksel: Duam ekipin tonë në PE, për të fituar ekspertizë

Brukseli do të ngrejë një Komitetit të Përbashkët konsultativ një organ që do të monitorojë, por do të japë dhe këshilla për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve kandidate në BE.

Ky është një projekt pilot, ndërsa pritet zgjidhja e anëtarëve për këtë komitet, i cili financohet nga Komisioni Europian, por do jetë në varësi të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian. Pjesë e kësaj nisme do jenë edhe organizata të shoqërisë civile.

Kryeministri Edi Rama tha pas takimit me komisionerin se është e nevojshme që të integrohen në organizmat e BE, jo për para, por të fituar ekspertizë. Për këtë arsye, kreu i qeverisë tha se po punojnë që Shqipëria të ketë një ekip në Parlamentin Europian, jo me të drejtë vote.

"Po avokojmë që të jemi të pranishëm edhe në Parlamentin Europian, jo me të drejtë vote, por me ekipet tona që do fillojnë të përgatiten për fazën kur do kemi eurodeputetin tonë. Pse të nisim nga zero, duhet të jemi aty me një status të caktuar për të pritur eurodeputetët shqiptarë në të ardhmen", tha Rama.

Rama ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen me 6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në fokus të diskutimeve do të jenë “axhendat e reformave dhe rritjes”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë